AKTUALE

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Siç informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, kumtoi LAMM.

Banner

Related posts

Vlerësimi i Artan Grubit për Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Zekolli: Segmenti korridorit 10, hapi i rëndësishëm për infrastrukturën dhe rritjen ekonomike të Maqedonisë

Gjyla Halili

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI NDEROHET ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA” NGA FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME NË SHKUP

Gjyla Halili