AKTUALE

Në Tiranë fillon sot Samiti i Diasporës: “Përmes rrënjëve lartësohemi”

Në Tiranë do të zhvillohet nga sot deri më 15 prill 2026 Samiti i IV i Diasporës Shqiptare, një tubim i rëndësishëm që mbledh shqiptarë nga e gjithë bota me qëllim forcimin e lidhjeve me vendin dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga “Times Square” në Nju Jork, ku është shfaqur një video promovuese e samitit me moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”. Ai thekson se ngjyrat kuqezi janë të pranishme kudo në botë, por marrin një vëmendje të veçantë në një nga sheshet më të njohura globale, “Times Square”.

Gjatë samitit do të diskutohen tema të rëndësishme si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi i saj në ekonomi dhe inovacion, si dhe kontributi në arsim, shëndetësi dhe kërkim shkencor.

Banner

Related posts

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e zjarrit të spitalit modular në Tetovë, për shkak të fakteve të vërtetuara pa kujdes në aktgjykim

Gjyla Halili

Kovaçevski në takim me ambasadoren amerikane: Partneriteti ynë strategjik me SHBA-në po forcohet

admin

Dauti: Nuk pranojmë urdhëra nga kryeministri, ai le të urdhërojë VLEN-in!

Gjyla Halili