AKTUALE

Ahmeti: Reflektuam mbi sakrificat e grave shqiptare në betejat kombëtare të lirisë e barazisë, u jam përjetë mirënjohës

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta nën moton “Një kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 marsit”.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që me ftesë të bashkëdrejtueseve të Bashkimit Demokratik për Integrim në kuadër të Sekretariatit për Mundësi të Barabarta të merrja pjesë në aktivitetin e organizuar nga ana e tyre nën moton “Një kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 marsit”.

Rikujtuam ato shtigje të mbyllura që bashkë i hapëm, reflektuam mbi sakrificat dhe rolin jetik të grave shqiptare në betejat dhe kauzat tona kombëtare të lirisë e barazisë, për çka u jam përjetë mirënjohës.

Tek unë do të gjejnë gjithmonë vëllain e tyre të përkushtuar për t’i ndihmuar e mbështetur në çdo sfidë u del përpara.

Bashkë do të vazhdojmë të hapim shtigjet e reja të përparimit!

Banner

Related posts

Ganiu informon banorët e Dizhonit për projektet që do të realizohen në lagjën e tyre

Gjyla Halili

Bexheti mirpret pjestarë të familjes Kabashi

Gjyla Halili

Durimi mbaroi! Më 18 maj do ta kuptoni se gjuha shqipe nuk mbytet dot Shkrimi nga Arben Taravari

Gjyla Halili