AKTUALE

Kovaçevski: Në katër vitet e ardhshme LSDM do ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se në katër vitet e ardhshme vendi mund të bëhet pjesë e BE-së nëse do të zgjedh një qeveri evropiane.

“LSDM ka një vizion të qartë për vendin si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe ne kemi një plan të qartë se si ta bëjmë atë. Ne jemi partia që siguruam statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE e siguruam pas 17 vitesh pritje”, tha Dimitar Kovaçevski për “Sloboden Peçat”.

Kovaçevski beson se në katër vitet e ardhshme LSDM me një qeveri pro-evropiane do të sigurojë anëtarësimin në BE.

“Në anën tjetër, OBRM-PDUKM nuk ofron ndonjë plan për progres të qartë në integrimet evropiane, përkundrazi dëgjohen deklaratat e tyre ku thonë se nuk duhet të anëtarësohemi për njëqind vjet, e ndoshta asnjëherë. Kjo tregon se ata po vazhdojnë politikën e Nikolla Gruevskit, ish-kryetarit të tyre, duke qenë se këto janë të njëjtat qëndrime që kemi dëgjuar në atë kohë. Me ta, Maqedonia e Veriut do të kthehet në dhomat e pritjes dhe në të kaluarën e errët të proceseve jodemokratike”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruara daneze, Parnile Deiler Kardel

Gjyla Halili

Bejta: Nëse ka diçka kundër meje Talati le ta thotë para organeve partiake!

admin

REISUL ULEMA ME FTESË TË LIGËS ISLAME BOTËRORE MER PJESË NË KONFERENCËN NDERKOMBËTARE NË MEKË TË ARABISË SAUDITE

Gjyla Halili