SHOWBIZ

Në Spanjë është realizuar transplanti i parë i mushkërive në botë, i kryer tërësisht nga roboti

Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplantin e parë robotik të mushkërive në botë. Transplantet e mushkërive njihen si operacione komplekse pasi kraharori i pacientit duhet të hapet.

Por teknologjia e re e përdorur nga ekipi spanjoll nuk kërkon më nderhyrjen e brinjëve të pacientit.

Në vend të kësaj, kirurgët në spitalin Vall d’Hebron në Barcelonë përdorën prerje më të vogla në anën e kafazit të kraharorit për të akomoduar krahët e robotit dhe kamerat 3D.

Sipas Jaureguit, procedura e re është më pak e dhimbshme për pacientin pasi plaga mbyllet më lehtë.

Xavier, 65 vjeç, u bë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një operacioni plotësisht robotik të mushkërive.

Roboti me katër krahë quhet Da Vinci, një sistem kirurgjik robotik i përdorur zakonisht në spitalet në të gjithë Evropën dhe SHBA-në për kirurgjinë kardiake, urologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe të përgjithshme.

Spanja është një lider botëror në transplantet e organeve, sipas shifrave nga Observatori Global për Donacionet dhe Transplantimet, duke kryer 5 për qind të dhurimeve të organeve në mbarë botën në vitin 2021 citon Euronwes.

Banner

Related posts

E reja filmohet në rrugë duke ‘ia mbathur’ krejt e zhveshur, në temperatura 0 gradë në Rusi (fotot)

admin

Droni i Kiarës për Luizin sjell tone të larta, i ftuari në “Ftesë në 5”: Është shpërlarje me publikun

admin

Një nga vokalet më të bukura të skenës rikthehet falë miqëve, Luan Qallaku publikon këngën “Po vuaj”

Gjyla Halili

Leave a Comment