AKTUALE

Në Makedonska Kamenicë kanë votuar 6641 persona, dalja deri në orën 9 3,55 për qind

Në Makedonska Kamenicë sot në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 duhet të votojnë 6641 persona, që janë regjistruar në listën zgjedhore. Qendrat e votimit në këtë Komunë janë hapur me kohë, ndërsa votimi zhvillohet pa asnjë problem.

Deri në orën 09:00, kur u bë edhe mesatarja e parë e daljes së qytetarëve nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve kumtuan se 3,55 është përqindja e qytetarëve që e realizuan të drejtën e votës.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar deri në orën 9 kanë votuar gjithsej 236 persona ose 3,55 për qind e votuesve në Makedonska Kamenicë”, informuan nga KKZ.

Votimi, siç shtuan, vazhdon në qendrat e votimit ku qytetarët mund të votojnë për një nga shtatë kandidatët për President të Shtetit.

Ndërkaq, Komisioni Komunal Zgjedhor në komunën fqinje Dellçeve kumtoi se deri në orën 09:00 aty kanë votuar 818 nga gjithsej 14.490 votues të regjistruar, që në përqindje është 5,65 për qind.

Banner

Related posts

Kërçovarët solidarizohen me ish ministirn Kreshnik Bekteshi

Gjyla Halili

10 vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohen arritjet, mundësitë e humbura, dhe rruga përpara

Gjyla Halili

Hasani: Vetëm të bashkuar mund ti bëjmë ballë kësaj histerie antishqiptare

Gjyla Halili