AKTUALE

Bujar Osmani: Ali Ahmeti i la shqiptarët dalëzotës, ndërsa pas 100 ditëve kjo qeveri na ktheu në qiraxhi

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se shqiptarët më nuk ndihen zot në shtëpinë e tyre, në Maqedoninë e Veriut, pasi kjo qeverisje po realizon veprime antishqiptare ku shqiptarët nuk po trajtohen denjësisht.

Osmani tha se Ali Ahmeti i la shqiptarët dalëzotës, ndërsa pas 100 ditëve shqiptarët i kemi qiraxhi.

“Shqiptarët nuk ndjehen më zot në shtëpinë e vet, kjo qeveri na ktheu në qiraxhi e jo ashtu siç na bëri Ali Ahmeti, dalëzotës. Nuk kemi nevojë të ju tregojmë njerëzve se 19 është më shumë se 13, prandaj shteti duhet t’i kthehet vullnetit të njerëzve e jo të kemi qeveri monoetnike ku udhëheq vetëm një etnitet i caktuar”, tha Osmani.

Banner

Related posts

Deri në ora 20:30 kanë votuar 7.935 persona të sëmurë apo të pafuqishëm, ndërsa deri në ora 18:30 – 1.400 persona në burg apo paraburgim

Gjyla Halili

Sinishtaj falënderon kongresmenen McClain për letrën dhe përkrahjen e shqiptarëve në Mal të Zi

admin

SHGM dënon kërcënimet ndaj gazetarit Nevri Ademi të Tetova Sot

admin