SPORT

Në Korenë e Jugut e pyesin pse nuk zgjodhi Maqedoninë, flet shqiptari

Jasir Asani fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë me debutimin te Kombëtarja kundër Polonisë.

Lojtari në fjalë ishte një prej më të mirëve të takimit që dalluan nga të tjerët te kuqezinjtë.

Në një intervistë të fundit për “Kleagueunited” në Korenë e Jugut, Asani ka treguar arsyen se pse nuk zgjodhi Maqedoninë e Veriut përpara Shqipërisë.

“Kam marrë ftesën e Kombëtares vetëm pesë ditë para grumbullimit të tyre.

Gjithmonë kam qenë në pritje për Kombëtaren dhe ishte ndjenja më e mirë. Do të jap gjithçka, shpirtin për Kombëtaren, gjithmonë.

Unë kam luajtur për Maqedoninë e Veriut, kam lindur atje dhe familja jeton atje, por ne jemi shqiptarë të Maqedonisë.

Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar dhe jam shumë i lumtur që debutova me këtë fanellë”, tha Asani.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Interi nuk lëshon pikë ndaj Lecces

admin

Barcelona fiton ndaj Getafes – SHQIP.com

admin

Real Madrid – Barcelona, përfundon pjesa e parë

admin

Leave a Comment