KOSOVË

Mësohet identiteti i sulmuesve të Valon Sylës

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona të cilët kanë sulmuar gazetarin,  Valon Syla.

Prokuroria Speciale njofton se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre (3) të dyshuarit, për rastin e sulmit fizik të datës 11.04.2023, ndaj gazetarit Valon Syla, arrestimi i të cilëve është realizuar sot me datë 12.04.2023.

“Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’’. Tre të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje, si dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Banner

Related posts

Tetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Gjyla Halili

Evakuohet Parlamenti i Malit të Zi, denoncime për bomba në disa shkolla

admin

Moszbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, anulon konferencën e donatorëve

admin

Leave a Comment