BOTA

“Ne ishim të martuar për 52 vjet”, i mbijetuari ende në kërkim të gruas në rrënoja

Kasim Gündüz ishte në Antakia, Turqinë jugore kur një tërmet me magnitudë 7.8 – i ndjekur nga një seri pasgoditjesh – shkatërroi vendin herët në mëngjesin e së hënës.

Një fatkeqësi në të cilën Kasimi humbi familjen e tij pas shembjes së ndërtesës ku jetonte.

Kasim i tha korrespondentes ndërkombëtare të Euronews, Anelise Borges, se i është dorëzuar trupi i djalit të tij në një qese plastike.

Ai është ende në pritje të asaj që thotë se ndoshta do të jenë eshtrat e gruas së tij.

Gruaja ime quhet Shefika, e kam quajtur gulum (trëndafili im)… gulum… pastaj thashë Shefika por nuk dëgjova asgjë prej saj. Nuk kishte zë fare”.

Rrugët e Antakias janë të mbushura me njerëz – të cilët si Kasimi – po kërkojnë të dashurit e tyre, raporton Euronews.

Autoritetet turke janë të tronditur nga përmasat e katastrofës, pasi ekipet e shpëtimit kërkojnë ditë e natë duke kërkuar të mbijetuarit.

Banner

Related posts

OBSH e shqetësuar nga mungesa e ndihmës në Sirinë e shkatërruar nga tërmeti

admin

Pas mbështetjes për Suedinë, Turqia pret hapa konkretë për anëtarësim në BE

admin

Vdes gruaja e ministrit të parë të Uellsit, Mark Drakeford

admin

Leave a Comment