AKTUALE

Foshnja “mrekulli”, shpëtohet pas 68 orësh nën rrënoja Hellen 6-muajshe

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt po shuhen, por ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet titanik për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shembura. Por rasti i fundit, i etiketuar nga shtypi vendas dhe ai ndërkombëtar si mrekullia e radhës, ka ngjallur shpresa se mund të ketë ende të mbijetuar.

 

Gjatë natës, siç raporton rrjeti shtetëror turk TRT, ekuipazhet e shërbimit zjarrfikës arritën të nxirrnin nga rrënojat e një ndërtese që u rrafshua në qytetin Hatay në Turqinë juglindore, një foshnje. Ata raportuarn se Hellen, e cila kishte qëndruar plot 68 orë aty,  është e sigurt dhe tanimë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mbi 8,000 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

 

“72 orët e para janë kritike për gjetjen e të mbijetuarve, më shumë se 90% e të mbijetuarve janë gjetur brenda kësaj periudhe,” tha Ilan Kelman, një studiues i fatkeqësive në University College London (UCL).

Banner

Related posts

Kroacia rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike

admin

Erkan Arifi: ” 2 Maji ” – Dita e Komunës së Likovës, na bashkon gjithmon

Gjyla Halili

FILLUAN VIZITAT E RAMAZANIT NGA ANA E DELEGACIONIT TË RIJASETIT TË BFI E RMV-së!

Gjyla Halili

Leave a Comment