KOSOVË

Në Bosnje e Kosovë ka njerëz që mendojnë se pa Gjukanoviqin s’ka Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se ka njerëz në Kosovë e Bosnjë-Hercegovinë, që me largimin e Milo Gjukanoviqit  mendojnë se s’do të ketë më as Mal të Zi.

Abazoviq ka folur për televizionin boshnjak “Federalna.ba”.

Ai ka thënë se që nga viti 2020 nuk ka ndodhur asnjë prej atyre që ishte paralajmëruar.

“Njerëzit mendojnë se nëse nuk ka Gjukanoviq dhe DPS, atëherë s’ka as Mal të Zi, por kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit në Bosnjë-Hercegovinë, por ka të tillë edhe në Kosovë, që mendojnë se nëse nuk ka Gjukanoviq, atëherë merr teposhtëzën Mali i Zi. Mali i Zi nuk është Gjukanoviq. Çfarë ka ndodhur nga vitit 2020 deri sot, çfarë ka ndryshuar? Asgjë. A e ndryshoi Mali i Zi emrin, flamurin, a u largua nga NATO, a e tërhoqi njohjen e Kosovës? Pse atëherë shtet serb, vetëm se e mori dikush tjetër. Edhe se dikush dëshiron të krijojë një përceptim se nëse nuk ka kriminelë, s’ka as Mal të Zi”, tha Abazoviq.

Banner

Related posts

Me fashë në kokë, Valon Syla shfaqet në studio televizive

admin

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian

Gjyla Halili

Masat ndëshkuese të BE-së, ndikimi në ekonominë e Kosovës

admin

Leave a Comment