AKTUALE

Në Bujanoc, vazhdojn mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

Pas mbajtjesë në Bujanoc të protestestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Mbrenda një jave jan shkruar pankarta me mbishkrimin ,,Vdekje shqiptarëve” dhe ,,Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojn një Gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por jan mbishkrime të urrejtjesë kundër gjithë neve shqiptarëve.

Meqë mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por kemi gjithëandejë Serbisë.

Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve.

Kur fyhet një Popull i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një Populli të tërë, do të duhej të reagon në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë.

Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, do të duhej dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithëandej Serbisë ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.

Autor i vështrimit, Refik HASANI

Banner

Related posts

Mexhiti: Unë garantoj se në buxhet do të ketë para për punonjësit shëndetësorë

Gjyla Halili

E akuzuar për spiunazh, gjykata e Elbasanit vendos më 14 prill për ekstradimin e “blogeres” ruse

admin

Faton Ahmeti: Shipkovica dhe gjithë Malësia kan qenë dhe do të mbeten në kujtimin tonë si vatra të luftës për liri

Gjyla Halili