AKTUALE

Ndahet nga jeta  ish deputeti dhe nënkryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë Olloman Sulejmani

Lajmin për ndarjen nga jeta të ish deputetit Sulejmani e kanë bërë të ditur familjarët e tij me anë të një postimi në FB:
Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tonë Olloman Sulejmani.
Babai ynë që ishte i njohur si një njeri me vlera të larta njerëzore dhe një kontribuues i jashtëzakonshëm i jetës shoqërore, politike dhe kulturore të vendit, mbrëmë në orët e para të mëngjesit papritamas kaloj në amshim.
Humbja e tij është shumë e madhe për të gjithë ne, duke lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.
Babë, ti ishte një njeri i urtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.
Jeta yte ishte gjithmonë e mbushur me sakrifica, përkushtim, vëmendje, dashuri dhe vlera që do të mbeten përgjithmonë në kujtimet tona sa të jemi gjallë.
Pusho në paqe babë!
Zoti të faltë vendin më të bukur të Xhenetit.
Varrimi do të bëhet nesër e Diel, më datë 04.05.2025, në ora 14:00 në varrezat e reja të qytetit-Pashinë e epërme.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: “Refuzimi i vettingut i bashkon VMRO-në dhe LSDM-në”

Gjyla Halili

Mexhiti nga Dibra: Kemi popullin në anën tonë, fitore do të ketë sepse drejtësi do të sjellim

Gjyla Halili

“Malla Reçica i ka të gjitha të dhënat”, Bexheti ia përmend Mickoskit privatizimin: Ejani ta votojmë ligjin për veting

Gjyla Halili