AKTUALE

Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun

Kryetari I ASH-së Arben Taravari njëherit ministër i shëndetësisë, kryetari i Komunës së Gostivarit Valbon Limani, zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Nazim Taipi, si dhe funksionarë të tjerë, morën pjesë sot në nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës Tetovë–Gostivar.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin ishin të pranishëm edhe kryeministri Hristijan Mickoski ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Aggeler, dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar.

Ky projekt strategjik përfshin ndërtimin e një segmenti prej 18 kilometrash, me një vlerë investimi prej mbi 90 milionë eurosh. Brenda këtij projekti parashihen:

8 mbikalime për lidhjen e rrugëve lokale me një rrugë paralele të sapoprojektuar,
1 mbikalim për kryqëzimin e ri në komunat Bogovinë dhe Vrapçisht,
Rindërtimi i kryqëzimit të daljes në Tetovë përmes mbikalimit ekzistues.
Ky investim madhor pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë rrugore dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Aleanca për Shqiptarët vlerëson lartë kontributin e z. Nazim Taipi për përkushtimin dhe profesionalizmin në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

‘Si pjesë e Qeverisë, Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete infrastrukturore, që sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, thonë nga ASH.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar. Projekti, me vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në prani të kryeministrit Hristijan Mickovski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.S. Angela Aggeler.

Ky investim strategjik synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit.

“Sot bashkë me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Saj Angela Aggeler, isha pjesë e ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit zyrtar të punimeve në projektitn 90 milionë eurosh që synon një autostradë të re Tetovë-Gostivar.
Me ide të qarta dhe njerëzit e duhur, ky shtet do të shkojë Drejt më të Mirës!”- u shpreh Taravari.

“Sot, nga këtu – nga zemra e Pollogut – po e dërgojmë përgjigjen më të fuqishme për të gjithë skeptikët dhe për të gjithë ata që për vite me radhë flisnin, por nuk bënë asgjë: ne nuk japim premtime boshe, ne ndërtojmë! E fillojmë një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore – ndërtimin e autostradës së re Tetovë-Gostivar, me gjatësi prej 18 kilometrash. Për të gjitha detajet teknike dhe financiare nuk do të flas sot, sepse gjithçka u tha nga folësit paraprak. Unë dua vetëm të përmend tre gjëra që mendoj se janë të rëndësishme për t’u theksuar” tha Mickovski, përcjell Flaka.

Dhe mesazhi im i fundit sot, tha Mickovski, para se të përfundoj, është se si Qeveri do të vazhdojmë të fokusohemi në vlerën e shtuar në cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë.

Banner

Related posts

Fillon gjyqi ndaj Stojançe Jovanovskit për vdekjen tragjike të nënës dhe fëmijës

Gjyla Halili

Udhëheqësi  Ali Ahmeti, te Udhëheqësi Mehmet Hajrizi!

Gjyla Halili

Bislimi sot takohet me Lajçakun

Gjyla Halili