AKTUALE

Myftiu priti profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili

Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili priti në një takim të ngrohtë profesorin e Universitetit të Tetovës, Dr. Sc. Muazam Halili, ligjërues në Fakultetin e Kriminalistikës. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e arsimit, shkencës dhe rolit të institucioneve akademike në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të përgjegjshme.

Me këtë rast, Dr. Sc. Muazam Halili i dhuroi Myftiut librin e tij shkencor me titull “Bazat e Kriminalitetit Ekonomik”, një vepër me vlerë akademike që trajton fenomene bashkëkohore të kriminalitetit ekonomik dhe pasojat e tij në shoqëri.
Myftiu e falënderoi profesorin për dhuratën dhe për kontributin e tij të çmuar në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre akademike.

Banner

Related posts

Bexheti:Përfundon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në Kopanicë

admin

Pse foshnja qan në barkun e nënës – arsyeja do t’ju habisë

admin

Afrim Gashi: Fitore plebishitare me 120 mijë vota më 8 maj

Gjyla Halili