AKTUALE

MYFTIU PRITI NË VIZITË MYFTIUN E SHKODRËS

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Myftininë e Tetovës, ku u prit me respekt dhe mikpritje nga myftiu i Tetovës, dr. Selver Xhemaili. Gjatë takimit, të dy myftinjtë diskutuan mbi bashkëpunimin institucional, sfidat e përbashkëta në fushën fetare dhe shoqërore, si dhe mundësitë për thellimin e projekteve që forcojnë vlerat fetare, kulturore dhe edukative në të dy Myftinitë.

Myftiu Sytari shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe vlerësoi punën e Myftinisë së Tetovës në shërbim të besimtarëve dhe ruajtjes së harmonisë fetare. Nga ana e tij, myftiu Xhemaili vlerësoi kontributin e Myftinisë së Shkodrës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmyftinor në hapësirën shqiptare.

Takimi u mbyll në një atmosferë vëllazërie dhe mirëkuptimi, duke riafirmuar synimin e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin në projektet fetare dhe edukative në të ardhmen.

Banner

Related posts

Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Trendi i podkasteve, Iseni: Hap i guximshëm i Osmanit

Gjyla Halili

Kurti për median kroate: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi kur vendosën masa ndëshkuese ndaj meje, derisa falën Vuçiqin

admin