AKTUALE

Myftiu i Tetovës mirëpriti afaristin Xhevat Demiri

Banner

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili zhvilloi sot një takim miqësor me afaristin e njohur Xhevat Demiri, me origjinë nga Sedllarca, i cili ushtron veprimtari të suksesshme afariste në Graz të Austrisë dhe në Slloveni.
Gjatë takimit u bisedua për rolin e mërgatës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, si dhe për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe fetar në diasporë. Myftiu vlerësoi kontributin e afaristëve shqiptarë jashtë vendit, duke theksuar se suksesi i tyre përbën një shembull frymëzues për gjeneratat e reja.
Nga ana e tij, z. Demiri shprehu mirënjohje për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e iniciativave që kanë në fokus të mirën e përgjithshme dhe bashkëpunimin me institucionet vendore.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me dëshirën e ndërsjellë për bashkëpunim të mëtejmë në të ardhmen.

Related posts

Bedri Hamza: Studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë respekt dhe dinjitet kombëtar

Gjyla Halili

Kasami-Osmanit: Nëse do të ketë tentim për destabilizim të Maqedonisë, mund të dalë ndonjë padi tjetër për ndonjë funksionar

Gjyla Halili

Debat në OKB: Genocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Gjyla Halili