AKTUALE

Myftiu i Tetovës Dr. Selver Xhemaili takon përfaqësuesit e TİKA-s në Shkup

Myftiu i Tetovës, Selver ef. Xhemaili, realizoi një vizitë zyrtare në Zyrën e Koordinimit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) në Shkup, ku u prit nga koordinatorja Şeyma Babayiğit.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Myftinisë së Tetovës dhe TİKA-s, duke shprehur gatishmëri të ndërsjellë për thellimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Në këtë vizitë morën pjesë edhe Muhamed Berzati dhe Mahmud Emini, të cilët shoqëruan Myftiun.
Myftinia e Tetovës shprehu mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë nga ana e përfaqësuesve të TİKA-s në Shkup, duke theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të dobishme dhe pritet të vazhdojë në të njëjtin drejtim.

Banner

Related posts

Kazinot s’po ndalen, dy të tjera gjigante hapen në Shkup

Gjyla Halili

Deputetja e BDI-së, znj. Ajdari në Bruksel: Diskutuam për perspektivat financiare të vendit tonë

Gjyla Halili

MMJPH: Jemi të hapur për hetime: LSDM-ja dëshmoi paaftësinë për të lexuar dhe kuptuar dokumente

Gjyla Halili