AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver Xhemaili, mirëpret Drejtorin Rajonal të Bursës, Dr. Haluk Yıldız

Më 02.03.2026, Dr. Selver Xhemaili, Myftiu i Myftinia e Tetovës, pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e myftinisë Drejtorin Rajonal të Bursës pranë Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, Dr. Haluk Yıldız.
Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm për organizimin e 200 iftareve çdo natë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një iniciativë e përbashkët me Drejtorinë e Vakëfeve që synon të forcojë solidaritetin, afërsinë dhe mbështetjen ndaj besimtarëve.

Gjatë takimit, Dr. Xhemaili shprehu mirënjohjen e tij për kontributin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë në mbështetje të projekteve humanitare dhe fetare, duke theksuar se ky bashkëpunim përfaqëson një urë të fortë lidhëse mes institucioneve dhe forcon vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe unitetit.

Myftiu Xhemaili shprehu shpresën që kjo vizitë do të shërbejë si shtysë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve të tjera në dobi të shoqërisë dhe komunitetit mysliman.

Ja postimi plotë:

Shq.
Më 02.03.2026 kisha nderin dhe kënaqësinë të mirëpres në ambientet e Myftinisë së Tetovës Drejtorin Rajonal të Bursës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, Dr. Haluk Yıldız.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të bashkëpunimit të frytshëm për organizimin e 200 iftareve çdo natë, një iniciativë e përbashkët me Drejtorinë e Vakëfeve, që synon të sjellë solidaritet, afërsi dhe mbështetje për besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjatë takimit, shprehëm mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë në mbështetje të projekteve me karakter humanitar dhe fetar. Bashkëpunimi ynë përfaqëson një urë të fortë lidhëse mes institucioneve tona, duke forcuar vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe unitetit.
Shpresojmë që kjo vizitë të shërbejë si shtysë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë dhe realizimin e projekteve të tjera në dobi të shoqërisë.

Banner

Related posts

Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, lënda është kthyer në gjykim të sërishëm

Gjyla Halili

Golden Eagle ndan dhe 35 bursa për student, në total do të ndahen 100 bursa

Gjyla Halili

Ismet Sylejmani: Talat Xhaferi daljen e tij të fundit si kryeparlamentar jashtë shtetit e kishte vizitën në Gjilan

Gjyla Halili