AKTUALE

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në takim vëllazëror imamin nga Zvicra, dr. Mixhit ef. Osmani

Myftiu dr. Selver Xhemaili priti në një takim vëllazëror imamin e Xhamisë në Salmsach/Romanshorn të Zvicrës, dr. Mixhit ef. Osmani, i shoqëruar nga vëllai i tij, z. Zyjdi Osmani – inxhinier i informatikës me veprimtari profesionale në Mynih.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve fetare dhe komunitetit shqiptar në diasporë, me theks të veçantë në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar.

Po ashtu, u theksua rëndësia e edukimit të brezave të rinj dhe forcimit të lidhjeve shpirtërore e kulturore me vendlindjen.
Myftiu dr. Xhemaili vlerësoi lart kontributin e imamëve dhe intelektualëve shqiptarë në diasporë në promovimin e vlerave islame, harmonisë ndërfetare dhe integrimit dinjitoz në shoqëritë ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Nga ana e tyre, mysafirët shprehën mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta arsimore, fetare dhe kulturore në të ardhmen.

Banner

Related posts

Drejtori Goce Dimovski realizoi takim me kompaninë Murat Wiring System Volex!

Gjyla Halili

Arben Taravari sfidon Ali Ahmetin në garën për President

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj mer pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington: Të bashkuar, nga Uashingtoni e deri në çdo cep të globit që frymon shqip!

Gjyla Halili