AKTUALE

Myftinisë së Tetovës i shtohet një kuadër i ri akademik: Selajdin ef. Ramadani mbron titullin Magjistër

Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame – Tetovë, në krye me Myftiun Dr. Hfz. Selver ef. Xhemailin, i shpreh urimet më të përzemërta hoxhë Selajdin ef. Ramadanit, me rastin e mbrojtjes me sukses të temës së magjistraturës në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës.

Selajdin efendiu diplomoi me temën master: “Trajtimi i edukatës morale në sistemin e përmbajtjeve mësimore të arsimit fillor”.
Kujtojmë se Selajdin efendiu vjen nga fshati Kallnik, ku aktualisht ushtron me devotshmëri pozicionin e zv. imamit dhe mualimit. Ai është ish-nxënës i Medresesë “Isa Beu” dhe ka përfunduar studimet e rregullta baçelor në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Myftinia e Tetovës i uron Selajdin efendiut shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në veprimtarinë e tij të mëtejshme akademike e profesionale në shërbim të fesë dhe komunitetit.

Banner

Related posts

VLEN: Përkushtohemi për rritjen e cilësisë në arsim, si hallka më e rëndësishme e sistemit shtetëror

Gjyla Halili

Ahmeti dhe Xhaferi për ngushëllime në familjen e Qani Aliji- Sokoli

Gjyla Halili

Bdi në Kumanovë takim koordinues me Këshillin Vendor të fshatit Llopat.

Gjyla Halili