AKTUALE

Myftinia e Tetovës pranoi donacion një printer për nevojat e saj administrative

Banner

Myftinia e Tetovës shpreh falënderime të sinqerta për z. Artan Ajruli për dhurimin e një printeri, i cili do të jetë në shërbim të zyrave të Myftinisë dhe punës së saj administrative. Ky donacion u realizua nëpërmjet Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, në bashkëpunim me Drejtorin për Marrëdhënie me Botën Arabe, Ismet ef. Ademi, i cili mundësoi dhe organizoi këtë dhurim me vlerë për administratën e Myftinisë sonë.

Donacioni u pranua nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, i cili shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për këtë kontribut të dobishëm në mbështetje të punës institucionale dhe efikasitetit administrativ, sidomos ndaj z.Artan Ajruli për këtë gjest fisnik.

Myftinia e BFI Tetovë shpreh gjithashtu mirënjohje të veçantë për Reisul Ulema-n, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, për mbështetjen e vazhdueshme që i jep institucioneve të Bashkësisë Fetare Islame, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet drejtorive dhe myftinive, veçanërisht në realizimin e projekteve dhe nevojave institucionale të Myftinisë së Tetovës.

Related posts

Sot deri në 39 gradë, KUJDES mos dilni jashtë në diell

admin

Luftime të ashpra në Ukrainë, teksa kryeministri japonez viziton Kievin

admin

Qefali Havzija porosi Bilall Kasamit: Tetova don takat, shum shpejt do t’ju kthehet shpresa tetovarëve

Gjyla Halili