AKTUALE

Mucunski do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Berbok

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë, sot do të zhvillojë takim me ministren federale të Punëve të Jashtme Analena Berbok.

Nga MPJ-ja kumtuan se ky është takimi i parë i dy ministrave pas marrjes së pozitës së ministrit.

Në takim, siç është paralajmëruar, do të diskutohet për marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike midis dy vendeve, integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian, si dhe për tema të tjera aktuale nga aspekti rajonal dhe evropian i sigurisë dhe politikës.

Banner

Related posts

Dorëhiqet edhe kryeshefi i policisë në Gostivar

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi takon banorët e Xhepçishtit

Gjyla Halili

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!

Gjyla Halili