AKTUALE

Muamet Demiri i bashkohet Fraksionit të BDI-së

Udhëheqësi i Fraksionit të BDI-së, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Muamet Demiri, i është bashkuar Fraksionit të BDI-së.

Muamet Demiri nga sot u është rikthyer proçeseve politike duke u bërë pjesë e Fraksionit dhe shpresë për reformim të Bashkimit Demokratik për Integrim, ka theksuar Mexhiti.

Postimi i plotë:

Me Muamet Demirin ekspert në fushën e ekonomisë dhe financave, bartës i disa pozitave dhe detyrave të larta në institucionet publike dhe private përgjatë këtyre 20 viteve në Maqedoninë e Veriut. Sot Muameti është drejtor i përgjithshëm i një kompanie të huaj. Si kuadër i ri dhe premtues i BDI-së, ai, si dhe shumë ekspertë të tjerë të rinj, kanë kontribuar në parti që ajo të ngrihej në partinë më të suksesshme shqiptare në vend. Këtë lloj kuadri, të pastër dhe të suksesshëm ekspertësh, BDI-ja sot i ka mënjanuar tërësisht. Por Muamet Demiri nga sot u është rikthyer proçeseve politike duke u bërë pjesë e Fraksionit dhe shpresë për reformim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Banner

Related posts

Qytetet gjermane tejmbushjen me refugjatë nga Shqipëria dhe Kosova: Po përballemi me një fluks të madh

admin

Mexhiti nuk e voton qeverinë e re, por për ndryshimet kushtetuese nuk ka dilema

admin

Sejdini: Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të futbollit në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment