AKTUALE

MPB me ekipe speciale dhe kamera trupore për luftimin e dhunës në familje

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërton një sistem të ri me teknologji moderne për luftimin e dhunës në familje, sipas modelit amerikan, ka bërë të ditur ministri Pançe Toshkovski.

Sipas tij, në kuadër të këtij koncepti do të krijohen ekipe intervenuese të përbëra nga zyrtarë policorë të specializuar, të trajnuar posaçërisht për reagim në rastet e dhunës në familje. Këto ekipe do të pajisen me kamera trupore, të lidhura me një sistem inteligjent, me qëllim rritjen e efikasitetit në intervenim dhe mbrojtjen e viktimave.

Toshkovski theksoi se sistemi i ri synon të përmirësojë reagimin institucional, të mundësojë dokumentim më të saktë të rasteve dhe të forcojë parandalimin e dhunës në familje, përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe praktikave të avancuara ndërkombëtare.

Ky model, sipas autoriteteve, pritet të sjellë një qasje më profesionale dhe më të shpejtë në trajtimin e rasteve të ndjeshme, duke rritur sigurinë e qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve.

Banner

Related posts

Mexhiti: Si me Albin Kurtin dhe VV-në, diaspora do ta vulos fitoren edhe në Vrapçisht

Gjyla Halili

Mexhiti: Me ligjin e BDI-së, kazino mund të ketë edhe në oborr të shkollave!

Gjyla Halili

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

Gjyla Halili