AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, nisën temperaturat me minus

Mot i ndryshueshëm sot, me vranësira të herëpashershme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 7 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 9 gradë. Shkup–Petrovec me -2 gradë ka qenë vendi më i ftohtë këtë mëngjes. Në Shtip, Strumicë, Krushevë dhe Mavrovë në orën 8:30 janë regjistruar -1 gradë. Zero gradë janë matur në Shkup–Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Veles dhe Demir Kapi, ndërsa 1 gradë në Vinicë dhe Berovë.

Më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli, ku janë matur 5 gradë.

Reshje shiu në 24 orët e fundit ka pasur në Mavrovë dhe Popova Shapka, ku kanë rënë 1 litër për metër katror.

Banner

Related posts

Grubi uron qytetarët e komunitetit vlleh me rastin e ditës kombëtare të tyre

admin

20 vite nga vdekja e Boris Trajkovskit

Gjyla Halili

Mark Gjonaj uron për fitoren në Tuz: Ju jeni krenaria e kombit!

admin