AKTUALE

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë.

Në Shkup mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të ketë mot relativisht të ngrohtë me erë mesatare, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës në disa vende me erë të përforcuar nga drejtimi jugor.

“Reshje të përkohshme të shiut do të ketë edhe të dielën dhe të hënën”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Banner

Related posts

Bexheti: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Gjyla Halili

Mal i zi/Presidenti kthen ligjin e dhënies me qira 99 vjeçare të Plazhit të Madh

Gjyla Halili

BDI-ja uron Shekerinskën pasi u emërua zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s: Ajo është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit

Gjyla Halili