AKTUALE

Mot i kthjellët dhe më i freskët gjatë mëngjesit, gjatë ditës me diell

Moti gjatë mëngjesit do jete i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/orë), bën të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell. Në disa pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbret deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 26 gradë Celsius.

Në ditët në vazhdim do të vijojë periudhë e motit me diell me mëngjese më të freskëta, ndërsa temperatura ditore do të rritet gradualisht. Veçanërisht ngrohtë do të jetë gjatë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, informojnë nga DPHM.

Banner

Related posts

Mbrëmja e madhe e AARC në Gotham Hall: Si u bënë bashkë politika, historia dhe elita e diasporës

Gjyla Halili

Bejxhan Iljas: Mbetem pjesë e Frontit, me VMRO-në jemi ndarë që në 2016

Gjyla Halili

Ambasadori Martin Berishaj: Pllaka përkujtimore në Sllavonski Brod, dëshmi se viktimat e tragjedisë së vitit 2021 nuk do të harrohen

Gjyla Halili