AKTUALE

Kallëzim penal për 53-vjeçaren, dyshohet për zhvatje!

Policia e Strumicës ka parashtruar kallëzim penal kundër J.T. (53 vjeçe) nga Strumica për shkak se e njëjta dyshohet për veprën penale “Zhvatje”, përcjell TV21.

“Gjatë periudhës 2023–2025, e akuzuara ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të disa personave nga Strumica, duke u dhënë atyre para hua, dhe për vete ka caktuar dhe kërkuar interesa jashtëzakonisht të larta, duke përfituar materialisht në mënyrë të të paligjshme Një mashkull ka marrë hua disa herë nga ajo, or pasi nuk ka mundur të paguajë interesin, e akuzuara ka filluar t’i dërgojë kërcënime për jetën e tij dhe të familjes së ngushtë. Më 26.02.2026, e akuzuara u takua me të dëmtuarin pranë shtëpisë së saj, ku policia e Strumicës gjeti te J.T. një banknotë prej 100 eurosh, e cila më parë ishte përpunuar”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Ministria e Shëndetësisë publikoi numrin e pacientëve që mjekohen pas tragjedisë së zjarrit në Koçan

Gjyla Halili

Delegacioni parazgjedhor i APKE-së: Periudha para zgjedhjeve stabile, pritet plotësim i standardeve demokratike

Gjyla Halili

Arianit Hoxha i mblodhi nënshkrimet për regjistrim të Partisë demokratike evropiane

admin