AKTUALE

Mosllogaritja e mërgimtarëve në mjetet për komunat/ Dehari: Kërçova humb 2 milionë euro në vitin 2025

Gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal të Kërçovës, kryetari Fatmir Dehari kërkoi nga këshilltarët e VMRO-së që ta ngrenë zërin sa i përket çështjes së regjistrimit të popullsisë që mërgimtarët mos përfshihen në llogaritjen e fondeve që ndan shteti për komunat. Kërçova ka 56,725 banorë prej të cilëve 39,699 rezident dhe 17.026 në diasporë, e kjo për Kërçovën, sipas Deharit, është humbje e madhe, pasi përveç lidhjes që kanë me shtetin, mërgimtarët kontribuojnë shumë edhe në ekonomi.

Në mbledhjen e këshillit morën pjesë edhe dy mërgimtarë që janë edhe investitor në këtë qytet. Njëri nga ta për TV21 tha se pret nga qeveria ta zgjidhin këtë çështje sepse mërgimtarët janë arteria kryesore e vendit.

Këto u thanë gjatë mbledhjes së këshillit të Komunës së Kërçovës ku u fol për propozim buxhetin e vitin 2025, i cili kap vlerën 19,175,350 eurove dhe u votua me 16 vota “PËR”, asnjë “KUNDËR” dhe asnjë i “PËRMBAJTUR”. Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe 6 amendamente të propozuara nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, por asnjë nuk u pranua.

Banner

Related posts

Taravari: Lëvizja po vjen! S’dua të përmend as kundërshtarë politik më, betejën do ta bëjmë me sistemin e kalbur 22-vjeçar

Gjyla Halili

Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë i pavarur në Kuvend

admin

Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, dëshmoi Palevski

Gjyla Halili