SHOWBIZ

“Mishërimi i elegancës hollivudiane”, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen të përqafuar në aeroport

Banner

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke ndarë një përqafim të dashur pasi mbërritën në aeroportin Hamptons në Nju Jork.

Çifti i dashuruar, i cili u martua në një dasmë të thjeshtë në Las Vegas në prill, dukej mishërimi i elegancës hollivudiane teksa u përqafuan pas një fluturimi të gjatë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 53-vjeçare kishte veshur një pallto leshi të madhe dhe dukej një milion milje larg personazhit të saj të viteve ’90 ‘Jenny From The Block’.

JLo dukej e thjeshtë dhe pa grim ndërsa flokët i kishte të kapura topuz të çrrëgullt dhe kishte veshur pantallona të gjera.

Para se të largohej, Jennifer u pa pranë shtëpisë së saj në Hampton për 2 orë, duke bërë selfie dhe duke pirë kafe.

Fituesi i Oskari 50-vjeçari, gjithashtu u shfaq i veshur thjeshtë, me një pallto të zezë dhe një çantë që e mbante në krahë.

Çifti filloi të takohej sërish në prill të vitit 2021, përpara se të fejoheshin në prill të këtij viti. Ishte përpjekja e dytë e “zogjve të dashurisë” në romancë pasi ata u takuan nga viti 2002 deri në 2004, gjë që çoi në një fejesë të dështuar.


Top Channel

Related posts

Shakira po përgatit diçka me Karol G/A do të ketë herë ‘thumba’ për Gerard Pique?

admin

Të tjera hite pas “Midnights”? Taylor Swift do të publikojë katër këngë

admin

Dikush ka nevojë për avokat! Travis Scott nuk i shpëton lehtë autoriteteve pas incidentit të fundit…

admin

Leave a Comment