AKTUALE

Miratohen ankesa për edhe tre vendvotime – një në Ohër dhe dy në Krushevë

Banner

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë e shfuqizoi votimin edhe në tre vendvotime. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit dhe për vendvotimet 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesës së parashtruar grupore nga Koalicioni “Maqedonia Juaj”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Siç njofton kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski,  pas numërimit të përfunduar për vendvotimin 1272 në Ohër, u konfirmua se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë të rregullt, ka edhe korrigjim në pjesën e votuesve të vendosur me hyrje manuale.

Ankesa u miratua me një votë kundër. “Kundër” votoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila tha se numri i votuesve përputhet me numrin e nënshkrimeve. Ajo sqaroi se vërejtja për rezultatet nga ky vendvotim në të vërtetë ka të bëjë me procesverbalin 16 në pjesën 4, ku është plotësuar gabimisht, e kjo është,  thotë, gabim që e kanë pothuaj të gjitha këshillat zgjedhorë.

Në Krushevë, ankesat për dy vendvotimet janë miratuar për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali me ato nga aparati për identifikim biometrik.

KSHZ-ja vazhdon me shqyrtimin e ankesave të arritura.

Deri tani janë shqyrtuar ankesat nga Koalicioni “Vlen”, me ç’rast u miratua një ankesë për vendvotmin 2102 në Zhelinë.

Për rezultatet zgjedhore deri te KSHZ-ja janë parashtruar 27 ankesa – nëntë nga Koalicioni Vlen, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga E Majta. Kryetari i KSHZ-së, Dashtevski në seancën e KSHZ-së potencoi se bëhet fjalë për ankesa grupore me me shumë vende të përfshira zgjedhore.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare që i ka publikuar KSHZ-ja, Koalicioni “Maqedonia e Juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka fituar 58 mandate të deputetëve, pas çka vijojnë Fronti Evropian i udhëherqur nga BDI-ja me 19 mandate, Koalicioni për ardhmëri evropiane, i udhëhequr nga LSDM-ja me 18, Koalicioni Vlen me 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E Majta nga gjashtë mandate të deputetëve.

Related posts

POLITIKË E KEQE NË MES TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS DHE ATYRE TË MAQEDONISË SË VERIUT

Gjyla Halili

Hoti: Miliona euro më shumë për librat, imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake

admin

Skandal ose jo? Drejtoresha Pranvera Izairi do t’i përgjojë pacientët pa i informuar? Kërcënon me demante, por s’mohon që në tender kërkohen kamera me mikrofon

Gjyla Halili