AKTUALE

Grubi priti në takim ambasadoren kroate, Tiganj

Banner

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj. Në takim u diskutua për situatën në vend dhe rajon, ndryshimet qeveritare dhe kushtetuese si dhe rrugën e integrimit europian.

Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë raporte të mira në të gjitha fushat dhe Kroacia ka qenë mbështetëse në rrugën drejt NATO-s por edhe drejt Bashkimit Europian, rrugë që vendi duhet ta përshpejtojë duke u bërë bashkë në frontin europian.

Grubi tha se në procesin për reforma në vendin tonë shpesh janë marrë parasysh shembujt dhe reformat pozitive në Kroaci, të cilat kanë rezultuar suksesshëm dhe shumë bashkëpunime janë vendosur me Kroacinë. Ambasadorja Tiganj theksoi mbështetjen e plotë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e komunitetit kroat në kushtetutë si dhe për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Grubi prezantoi planin qeveritar për frontin europian dhe ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi mbështetjen kroate por edhe të vendeve tjera të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në realizimin e synimeve integruese.

Related posts

Këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar

Gjyla Halili

Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar pesë urdhra të ministrit Toshkovski sepse kanë qenë me nënshkrim të njëanshëm

Gjyla Halili

Klekovski: Janë pranuar për mjekim mbi 140 të lënduar në Koçan, 44 janë transferuar në spitale jashtë vendit

Gjyla Halili

Leave a Comment