AKTUALE

Ministrja e Qeverisë së Mickoskit: Unë deklaroj se kam vetëdije dhe origjinë bullgare

Media bullgare BGNES ka publikuar një tekst në të cilin thotë se përcjell përmbajtjen e deklaratës së Sanja Bozhinovskës, ministres së re të Energjetikës të Maqedonisë së Veriut, në të cilën ajo ka kërkuar shtetësinë bullgare.
Sipas njoftimit të kësaj medie, Bozhinovska në vitin 2004 kur është pajisur me shtetësinë bullgare ka plotësuar Deklaratën me rëndësi të veçantë ku ajo nënshkruan se ka rrënjë bullgare: “Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”.

Bozhinovska dy javë më parë theksoi se “asnjë shtetas i Maqedonisë, i cili ka marrë nënshtetësinë bullgare, nuk ndjehet si bullgar”. Ajo pretendoi se kishte dorëzuar dokumente për shtetësinë bullgare, si dhjetëra mijëra maqedonas të tjerë, vetëm për “arsye ekonomike”. Bozhinovska dikur e quajti procedurën “mashtrim me dokumentet e paraqitura nga shteti bullgar”.

Por, në deklaratën e aplikimit për shtetësi bullgare, Bozhinovska ka deklaruar se nëna dhe babai i saj janë bullgarë me origjinë, thuhet në tekstin e mediave bullgare.

Ministrja e Energjisë, e cila, siç shkruan BGNES, është një nga ministrat më të afërt me kryeministrin Hristijan Mikoski, në dokumentin e nënshkruar nuk specifikon “arsye ekonomike” apo “punë jashtë vendit”, siç pretendon ajo, si dhe arsye të tilla për shtetësinë nuk ekzistojnë sipas legjislacionit bullgar.

Përveç nënës dhe babait, shtetas bullgar është edhe vëllai i ministres Danieli. Në tekstin e mediave thuhet gjithashtu se nëse Bozhinovska ka dhënë informacion të rremë, atëherë sipas legjislacionit bullgar ajo do të përgjigjet penalisht.(INA)

Banner

Related posts

SKANDAL: Blerja më e madhe e votës në historinë e Tetovës

Gjyla Halili

𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐣

Gjyla Halili

Javën e ardhshme Shkupi nikoqir i Forumir Energjetik i Maqedonisë kushtuar qëndrueshmërisë energjetike dhe tranzicionit të gjelbër

admin