AKTUALE

Ministri i Jashtëm i Armenisë: Po shqyrtojmë aplikimin për anëtarësimin në BE

Armenia po shqyrton aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi dje ministri i Jashtëm Ararat Mirzoyan, teksa kërkon të krijojë lidhje më të ngushta me Perëndimin përballë tensioneve me aleaten tradicionale Rusinë.

“Shumë mundësi të reja po diskutohen kryesisht në Armeni sot dhe kjo nuk do të jetë sekret nëse them se kjo përfshin anëtarësimin në Bashkimin Evropian,” tha Mirzoyan në një intervistë. Ai po fliste n margjinat e një forumi diplomatik në qytetin turk të Antalias në bregdetin e Mesdheut.

Që nga ardhja në pushtet në një revolucion të vitit 2018, kryeministrin armen Nikol Pashinyam kla thelluar lidhjet e Armenisë me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë, Jerevani ka thënë vazhdimisht se aleanca e tij me Moskën nuk shtrihet në luftën në Ukrainë, ndërsa Pashinyan ka akuzuar Rusinë se kërkon të minojë qeverinë e tij.

Banner

Related posts

“Simfonia e Djallit”

admin

Faton Ahmeti, BDI: Pas pronës publike Kasami uzurpon  edhe atë intelektuale

Gjyla Halili

Mjegulla në Prishtinë, ministri Aliu tregon pse janë anuluar 12 fluturime në ardhje

Gjyla Halili