AKTUALE

Ministri i Administratës Publike, mr Marash Dukaj, u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Ajda Unlu

Ministri i Administratës Publike, mr Marash Dukaj, u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Ajda Unlu.

Ministri Dukaj i uroi mirëseardhje ambasadores Unlu për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi një mandat të suksesshëm, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj do të forcohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Turqisë.

Ai theksoi se dy shtetet kultivojnë marrëdhënie tradicionale të mira dhe miqësore, si dhe se ekziston hapësirë e konsiderueshme për thellimin e bashkëpunimit në fushat e reformës së administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

“Përkushtimi i Ministrisë së Administratës Publike është një Mal i Zi digjital, përmes vendosjes së sistemeve informative dhe shërbimeve elektronike në përputhje me teknologjitë më bashkëkohore dhe standardet ndërkombëtare. Qëllimi është ndërtimi i një administrate publike profesionale, efikase dhe të përgjegjshme”, deklaroi Dukaj, duke prezantuar prioritetet dhe aktivitetet kyçe të Ministrisë.

Ai theksoi se përvojat e Republikës së Turqisë në fushën e zhvillimit të e-Qeverisjes janë me rëndësi të veçantë për Malin e Zi në rrugën e tij drejt transformimit digjital, si dhe se shkëmbimi i njohurive dhe praktikave të mira mund të përmirësojë më tej proceset reformuese.

Ambasadorja Unlu theksoi se gjatë mandatit të saj do të angazhohet për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve përmes realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të reja me interes të përbashkët. Ajo vlerësoi progresin e deritanishëm të Malit të Zi në fushën e reformës së administratës publike dhe digjitalizimit.

Banner

Related posts

Angellovska – Bezhoska – Shukova: Bashkëpunim në pjesën e tranzicionit të gjelbër dhe përballje me ndryshimet klimatike

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: 950 fëmijë e nisën, tani Shkolla Falas e Notit bëhet e përhershme

Gjyla Halili

Kasami apelon banorët e malësisë: Mos i parkoni veturat në rrugë pengoni në pastrimin e borës

Gjyla Halili