AKTUALE

Pas dyshimeve për braktisje të VLEN-it, reagon Afrim Gashi: Mbetem besnik ndaj votuesit të Alternativës

Pas zërave se kryeparlamentari, Afrim Gashi mund të braktis koaliconin VLEN, ka ardhur reagimi i tij i parë. Ai në një status në Facebook, është shprehur se do të vazhdojë të mbetet besnik ndaj votuesit të Altenariviës dhe koalicionit VLEN.

“Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.

Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse kështu më ngarkon përgjegjësia kushtetuese dhe funksioni që e ushtroj.

Me këtë rast më duhet të sqaroj se, përkundër synimit për senzacion nga media të caktuara, konsistenca politike dhe morali politik vazhdojnë të jetë udhërrëfyes të angazhimit tim publik.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!” ka shkruar Gashi.

Banner

Related posts

Lladrovci: Ushtria e Kosovës është besnike e traditës së paraardhësve luftëtarë

Gjyla Halili

Qeveria: Koalicioni është i qëndrueshëm, është normale që të ketë mendime të ndryshme për çështje të caktuara

admin

Grubi takon ambasadorin Markush: Përkrahje nga Slovakia në rrugën e integrimit europian

admin