AKTUALE

Mijallkov lirohet nga rasti ku fillimisht ishte dënuar me 8 vjet burg

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski sot morën aktvendim lirues në rastin “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit” ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet.

Ish ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet.

Banner

Related posts

Mickoski thotë se e ka pranuar letrën e Ahmetit: Ai ankohet për gjykatësit që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së

Gjyla Halili

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u zgjodh Rektor i Universitetit të Tetovës

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI Z. MUNIR KOLASHINAC DHE Z. XHEVAT HOT

Gjyla Halili