AKTUALE

Mickoski uron Trumpin: Mbetemi të përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në

Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve, i shpreh urimet më të përzemërta Presidentit Donald J. Trump për fitoren e tij në zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu shkruan kryeministri Hristijan Mickoski në urimin drejtuar presidentit në ardhje të Amerikës, Donald Trump.

Urimi i plotë i Mickoskit:

Në emrin tim dhe në emër të qytetarëve, i shpreh urimet më të përzemërta Presidentit Donald J. Trump për fitoren e tij në zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo fitore është një konfirmim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë.

Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformës demokratike.

Maqedonia mbetet e përkushtuar për ndërtimin e lidhjeve edhe më të forta me SHBA-në, si aleat dhe mik strategjik, i cili do të vazhdojë të forcojë stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.

Banner

Related posts

Autobusi nga Tetova aksidentohet rëndë në Itali, ndërron jetë shoferi dhe lëndohen 12 udhëtarë

Gjyla Halili

Festim Halili për vizitë në Uashington tek Lutjet e mëngjesit takon ftuesin e çmimit Nobel, David Beasley

Gjyla Halili

Amir Shabani për Granit Osmanin: Nuk mund të ndërrosh parti dhe të flasësh për parime

Gjyla Halili