AKTUALE

Drejtori Halili: Përmes instrumenteve të FIZHT mbështesim potencialin krijues të të rinjve

Shumë ide inovative, zgjidhje kreative dhe energji të reja u prezantuan nga 130 nxënës nga shkollat e mesme të cilët morën pjesë në “Konkursin kombëtar të ndërmarrjeve më të mira të nxënësve për vitin akademik 2022/2023” organizuar nga Junior Achievement Macedonia.

#DFIZHT Festim Halili foli në eventin final të konkursit dhe përgëzoi guximin dhe përpjekjen e nxënësve, të cilët kanë dëshirën të bëhen sipërmarrës të suksesshëm në të ardhmen. #FIZHT është gjithmonë këtu për të mbështetur potencialin krijues të të rinjve, përmes instrumenteve tona, dhe potencialin progresiv të të rinjve, përmes instrumenteve dhe programeve tona, që synojnë të mbështesin idetë inovatore të sipërmarrësve të rinj.

Organizatat si Junior Achievement janë veçanërisht të rëndësishme për vendin tonë, sepse ato kontribuojnë në inkurajimin e sipërmarrjes, të menduarit krijues dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Këtë e dëshmon edhe fakti se FIZHT, në vazhdimësi për katër vite me radhë, mbështet konkursin më të madh të inovacionit të shkollave të mesme, i cili u mundëson nxënësve të fillojnë me bazat e sipërmarrjes dhe biznesit.

Banner

Related posts

VLEN: Islam Abazi kishte rrëshqitur nga konaku i Ali Ahmetit drejt në krye të Prokurorisë

Gjyla Halili

Sot betimi i presidentit të 47-të! Donald Trump do të marrë drejtimin e SHBA-së, ceremonia nën masa të rrepta sigurie

Gjyla Halili

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

admin

Leave a Comment