AKTUALE

Gashi uron Trumpin: Maqedonia e Veriut mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore të Shteteve të Bashkuara

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Gashi shkruan se Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara.

Urimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:

Urime të sinqerta Presidentit Donald J. Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment i rëndësishëm pasqyron forcën e demokracisë amerikane.

Maqedonia e Veriut ka qenë dhe do të mbetet një aleate e fortë e politikave zhvillimore dhe stabilizuese të Shteteve të Bashkuara.

Angazhimi i palëkundur i SHBA-së për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat kyçe të politikës sonë të jashtme dhe një burim i vazhdueshëm mbështetjeje.

Duke i uruar suksese në udhëheqjen e vendit dhe në realizimin e agjendës së tij për të ardhmen, shprehim gatishmërinë tonë të plotë për të thelluar bashkëpunimin me administratën e re amerikane, për të përforcuar partneritetin tonë strategjik.

Banner

Related posts

IBM do të shtojë qindra vende pune të lidhura me Inteligjencën Artificiale në Irlandë

Gjyla Halili

Gjorgjievi: Operohet me listën e pritjes prej 120-150 persona të cilët presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe

Gjyla Halili

Të martën në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të fillojë debati për Buxhetin e vitit 2025

Gjyla Halili