AKTUALE

Mickoski për rastin “Mazuti”: EMV-ja ka dorëzuar ankesë, pres që Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë faktet dhe të vendosë

Banner

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse EMV-ja do të dorëzojë ankesë për skandalin me mazutin në KXE dhe Vasko Kovaçevskin, deklaroi:

“Po, EMV-ja, ish ELEM-i, tashmë ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit skandaloz të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe presim që tani Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë siç duhet të gjitha faktet dhe të vendosë në përputhje me atë që përmban ankesa. Kështu që, të presim se çfarë do të vendosë Prokuroria e Lartë Publike, e më pas të komentojmë.”

Related posts

Zgjedhjet 2024/ VLEN: BDI skenar për shkaktimin e krizës politike!

Gjyla Halili

KSHZ: Deri në ora 17, kanë votuar 44.18% e qytetarëve

Gjyla Halili

“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

Gjyla Halili