AKTUALE

Mickoski për propozimin e Merz: Jemi kuriozë të dimë se cila është ideja

Lidhur me dokumentin no-paper të kancelarit gjerman Friedrich Merz mbi një dinamikë të re në zgjerimin e BE-së dhe integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se i ka dëgjuar këto mendime dhe ide për një kohë të gjatë.

Kryeministri theksoi se nuk mund të flasë më tej nëse nuk bëhet zyrtare.

Sipas Mickoskit, njoftime të tilla nga Merz datojnë që nga Procesi i Berlinit vitin e kaluar në Londër.

“Jemi kuriozë të mësojmë më shumë rreth idesë. Supozoj se kjo do të ndodhë në Samitin e ardhshëm në Tivat nga 4 deri më 5 qershor. Pres me padurim t’i shoh këto koncepte dhe ide”, tha Mickoski sot në hapjen e qendrës tregtare “Mega shopping Park” në Gjevgjeli.

Banner

Related posts

Hasani: “Artanizmi” – mekanizëm shkatërrues që i dha fund BDI-së

Gjyla Halili

Taravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë vetëm një ditë në javë

Gjyla Halili

Azgan Haklaj: Votë në emër të Atëdheut

Gjyla Halili