AKTUALE

Mickoski: Na vjen keq për ngjarjen me presidenten Vjosa, herën tjetër personalisht do ta mirëpres në aeroport

Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kanë patur një takim konstruktiv në ambient miqësor. Ai tha se kanë hapur gjitha temat që janë me rëndësi për të dyja vendet, ndërsa kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Si qeveri e re, Mickoski, tha se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Njëkohësisht kemi hapur temat që në rrafshin politik janë të rëndësishëm për të dyja vendet, posaçërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kovës. Po ashtu nga të pranishmit ishte theksuar se sipas informacioneve që kemi marrë nga personat zyrtar të aeroportit TAV është se po ndjeken standardet e qarta ndërkombëtare kur ka fluturime komerciale dhe se në procedura të tilla jam i nënshtruar edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe gjithë personat që e kalojnë pjesën VIP. Por kjo për ne shkaktoi një ndjenjë për të cilën ndjehemi keq dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet dhe unë personalisht kam theksuar se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si gjithë qytetarët e Kosovës, dhe personalisht nëse do e marr me kohë informacionin do të kisha nderin ta pres në aeroport dhe së bashku ta shoqërojë në kohën që do të qëndrojë në aeroport që të shmangim lloj të tillë të incidentit”, tha Mickoski.

Banner

Related posts

Altron Ismani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në Drenovec

Gjyla Halili

Në vitin 2024 më së shumti paraqitje për helmime me ushqim dhe për produkte me afat të skaduar

Gjyla Halili

Arrestohet një person në Tetovë, kërkohej me urdhër qendror

Gjyla Halili