AKTUALE

Mexhiti takon Kurtin, ja për çfarë diskutuan

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka pritur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Mexhiti në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore.

Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona🇲🇰🇽🇰, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.

Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Shqipëria e para që strehoi afganët, javën e ardhshme mbërrin zyrtarja e SHBA

admin

KSHZ do ta bëjë shortin për radhitjen në listën me kandidatë për deputetë

Gjyla Halili

Amazon and Alphabet report sales surge this quarter

admin