AKTUALE

Mickoski korrigjon Fatmir Limanin, u kërkon falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës

Banner

Kryeministri Hristijan Mickoski ka korrigjuar ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në lidhje me deklarata e tij për çerdhen në Haraçinë, përcjell TV21. Mickoski u kërkoi falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës dhe tha se që sot, ekipi i ministrit do të kontaktojë komunat dhe do të zgjidhet problemi me hapjen e çerdhes.

Në lidhje me: Pse nuk po hapet çerdhja në Haraçinë? Limani: Nënshkrimi im do të bëhet legjitim, kur Ibrahimi të bindet që unë jam ministër legjitim.
Mëngjesin e sotëm kam folur z.Fatmir Limanin dhe gjatë ditës anëtarë të kabinetit të tij, shefi i kabinetit do të kontaktojë administratën në komunën e Haraçinës dhe në komunën e Likovës dhe në këtë mënyrë do të tejkalohet kjo që është temë në publik dje dhe këtyre ditëve, sepse janë marrë miratimet. Ndërsa unë banorëve të këtyre dy komunave, u kërkoj falje në emrin tim për shqetësimet. Fëmijët janë prioriteti ynë i parë dhe politika e kësaj qeverie është në këtë drejtim. Po, ka kryetarë të papërgjegjshëm të komunave me deklarata të papërgjegjshme, por kjo nuk duhet të jetë pengesë”, tha Mickoski./tv21.tv

Related posts

Deklarata “bombë” e Macronit: Shqiptarët do të jenë pjesë e BE në dy vitet që vijnë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti, me Bujarin “vret dy zogj me një plumb”!

Gjyla Halili

Kasami thotë se komunat në buxhetin e vitit 2025 do të parashohin financimin e Akademisë Shqiptare

Gjyla Halili