AKTUALE

Ky është kandidati i VMRO-DPMNE që po përgatitet kandidat për zgjedhjet për Qytetin e Shkupit

Ministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zlatko Perinski pritet të jetë kandidati i partisë në pushtet VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale për qytetin e Shkupit.
Perinski ka shpalosur ambicien e tij për të konkurruar për Qytetin e Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në tremujorin e fundit të 2025, përcjell INA.

“Jam i përkushtuar maksimalisht në pozitën time aktuale, sidomos tani që fokusi im është te çështja e ndryshimeve ligjore që po hapim pas 20 vitesh nga zbatimi i Ligjit. Pse e shpreha ambicien time për postin e kryetarit? Sepse i di të gjitha problemet me të cilat përballet Qyteti dhe ndërmarrjet publike dhe komunikoj çdo ditë me të gjithë ata që janë të prekur. Më besoni, pas tetorit, kushdo qoftë kryetar i ri, ai do të përballet me shumë gjëra që do të dalin në sipërfaqe, në dritë, që nuk i shohim tani, por janë realitet”, deklaroi Perinski për TV Sitel.

Perinski është i diplomuar për edukatë fizike dhe se pas diplomimit është marrë me biznes privat. Në periudhën 2021-2022 ka qenë drejtor i ndërmarrjes Ujësjellësi të Shkupit.Nga viti 2014-2017 ka qenë drejtor i qendrës sportive “Boris Trajkovski”. Ai është anëtar i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

IFIMES: A do të ndihmojë Albin Kurti në formimin e qeverisë pro-ruse të Maqedonisë së Veriut?

Gjyla Halili

Një lajm tjetër i madh për qytetarët e Komunës së Plavës, Gjeloshaj siguron 27 milion euro buxhet për vitin 2025

Gjyla Halili

Sulmuesit ende në liri! Ai që u arrestua mbrëmë, nuk ka lidhje me sulmin në Haraçinë

Gjyla Halili