AKTUALE

Mickoski: Ende nuk kam ftesë për takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se deri në këtë moment nuk ka marrë ftesë zyrtare për takim me Kovaçevskin, duke shtuar se as nuk dihet rendi i ditës ose formati i takimit eventual.

Micksoki theksoi se është e rëndësishme tema mbi të cilën do të bisedojnë në këtë takim, e kjo është se çfarë do të jetë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe shtoi se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese

Ditë më parë, kryeministri Kovaçeveski paralajmëroi se do ta ftojë Mickoskin në takim liderësh ku do të bisedojnë mbi dy temë, eurointegrimet dhe marrëdhëniet me vendet fqinje.

“Ne si koalicion, si VMRO-DPMNE, grupi ynë i deputetëve nuk do t’i përkrahë. Çfarë do të bëjmë më tutje? Mendoj se edhe për këtë duhet biseduar, por paraprakisht le të presim, ta shohim formatin, vendin, kohën dhe ditën. Praktikisht, nuk kemi asgjë përveç deklaratave të Dimitar Kovaçevskit në opinioin publik.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Banner

Related posts

Ahmeti: Opozita fallco, me profila dhe me sondazhe fallco!

Gjyla Halili

Musa Xhaferi nga Dibra: 8 Maji është referendum, populli përcakton kush do ti përfaqësoj

Gjyla Halili

Të mos përsëritet asnjëherë! Kovaçevski për 80 vjetorin e deportimit të hebrenjve nga Maqedonia

admin

Leave a Comment