AKTUALE

Në Shkup janë shqiptuar 152 gjoba në komunikacion, 45 për tejkalim të shpejtësis

Gjatë kontrolleve të djeshme në komunikacion, Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka shqiptuar gjithsej 152 masa, nga të cilat 45 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 për drejtim mjeti pa patentë shofer dhe pesë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Sipas MPB-së, janë shqiptuar pesë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy sanksione për kalim sinjali të mbyllur (drita e kuqe), tre masa për folje të pacertifikuara të vendosura (xhama të lyer), dy sanksione për shoferë fillestar.

Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Tani ka konkurrencë në kampin politik shqiptar

admin

Gold AG krah të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Iliridë na fali Zoti

Gjyla Halili

Lloga në Arabinë Saudite: Do kemi mbështetje me ekspertë dhe teknikë për digjitalizimin e suksesshëm të gjyqësorit

Gjyla Halili

Leave a Comment